Ringrihet ura e re e Genovës, makina e parë përshkon strukturën 1 km të gjatë

899
0

Makina e parë përshkoi urën e re në Gjenova të Italisë, pas punimeve që nisën vitin e kaluar për zëvendësimin e strukturës së shembur në 14 gusht të 2018-s.

Shembja e urës që lidhte Italinë, Spanjën dhe Francën i kushtoi jetën 43 personave e nxiti zemërim mbarëkombëtar, veçanërisht ndaj kompanisë përgjegjëse, Atlanta.

Me qindra punonjës e inxhinierë kanë punuar pa pushim që prej janarit të vitit 2019, për ringritjen e urës qe shtrihet përgjatë një kilometri. Punimet nuk u ndalën as nga përmbytjet e vitit të shkuar e as nga pandemia e Covid-19, e cila gjunjëzoi Italinë.

Segmenti i fundit përfundoi në muajin prill, por punimet do të vijojnë deri në muajin korrik kur edhe pritet rihapja e urës për publikun. I pari që përshkoi strukturën ishte drejtori ekzekutiv i kompanisë së ndërtimit We Build, Pietro Salini, i cili tha se kurrë më parë nuk kishte ndjerë një emocion të tillë.