HomeNewsRikthehet ndryshe “Big...

Rikthehet ndryshe “Big Brother” me personazhe vip, ja detajet qe u zbuluan

Për të gjithë të apasionuarit e “Big Brother” ka një lajm të mirë. Pas mungesës së gjatë, do të rikthehet në ekran realityshow më i ndjekur në Shqipëri.

Lajmin e kanë bërë të ditur vetë organizatorët e emisionit përmes një postimi në faqen zyrtare të televizionit. Shumë shpejt do të nisin audiocionet për banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, mirëpo kësaj rradhe do të ketë një ndryshim, të gjithë do të jenë personazhe vip.

Ndryshe nga çfarë kemi parë vitet e kaluara, këtë vit Vip-at do të duhet të ambientohen në një shtëpi larg luksit dhe komoditeteve të jetës së përditshme.

“‘Big Brother Vip’ vjen në Top Channel/ Së shpejti nisin audicionet për banorët e shtëpisë. Shtëpia më e famshme e Shqipërisë së shpejti do të rihapë dyert për banorët e saj.Por këtë radhë ka një ndryshim, aspak të vogël… ata janë të gjithë PERSONAZHE VIP. Në udhëtimin e tyre banorët do t’u nënshtrohen kushteve të pazakonta, brenda një shtëpie që askush s’e kishte imagjinuar, larg luksit, larg komoditeteve të jetës së përditshme.

Top Channel ka blerë të drejtat ekskluzive për realizimin e këtij spektakli dhe studiot dhe ambjentet ku do qendrojne te famshmit e ‘Big Brother Vip’ te edicionit te pare janë gati. Studio me e re e Top Channel, me emrin Nova është ndërtuar për spektakle të tilla madhështore”, është shkruar në postimin e “Top Channel”.

Dhe pyetja që po i mundon të gjithë fansat e këtij formati është padyshim ajo se kush do të jetë nën drejtimin e tij; Arbana Osmani apo ndonjë tjetër?!

Mirëpo, ende nuk kemi një përgjigje se kush do të prezantojë.

Get notified whenever we post something new!

spot_img

Create a website from scratch

Just drag and drop elements in a page to get started with Newspaper Theme.

Continue reading

Kur ikin reshjet e shiut? Sinoptikania zbulon si priten kushtet e motit 5 ditët në vijim..

Mot i paqëndrueshem pritet ne 5 ditet ne vijim, deri ditën e hënë.. Ndiqni videon me parashikimin e motit nga sinoptikania Tanja Porja per 5 ditet ne vijim.. https://youtu.be/L0OsdKXZ7-8

Goditi me vezë 2 banorët, merret vendimi e papritur për Gjestin

Gjesti u bë pjesë e një përplasjeje me Vserlon dhe Olën, kjo pas një debati, banori vendosi që t’i godiste të dy ata me vezë në kokë. Kjo është një thyerje e rregullave të Vëllait të Madh, duke sjellë një...

Sherr masiv mes 30 emigrantëve në qendër të Romës

Një përleshje masive ka tronditur qendër të Romës, përballë Koloseut, mbrëmjen e së hënës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 pranë daljes së metrosë dhe përfshiu rreth 30 individë, kryesisht të huaj. Policia mbërriti në vendngjarje pas alarmimit nga kalimtarët...

Enjoy exclusive access to all of our content

Get an online subscription and you can unlock any article you come across.