HomeNewsRikthehet karantina ne...

Rikthehet karantina ne kete shtet/ Dyqanet e mbyllura dhe rrugët e boshatisura

Rrugë të boshatisura, qendra tregtare me dyqane të mbyllura dhe njerëz që rrinë shumë larg njëri-tjetrit. Është kjo pasqyra e asaj që po ndodh në kryeqytetin kinez, Pekin, fill pas mbylljes së shumë rajoneve kineze si pasojë e shpërthimit të koronavirusit.

Impakti i mbylljes u pa menjëherë në të gjitha rrugët dhe zonat e dyqaneve. Zakonisht, zona e Sanlitun, që njihet si një destinacion i mbipopulluar si pasojë e restoranteve në zonë, paraqet pamjen e një shkretëtire.

Ndërkohë, shumë punëdhënës kanë marrë vendimin që punonjësit e tyre të rrinë në shtëpi e të punojnë online, pasi në shumë biznese të mëdha ka pasur një shpërthim të rasteve të reja me Covid-19.

Autoritetet vendase raportuan se vetëm këtë të mërkurë u regjistruan 2249 raste të reja me simptoma, 20 për qind e të cilave në kryeqytetin Pekin. Megjithatë, ata presin që numri të jetë edhe më i lartë, referuar rasteve asimptomatike apo të rasteve të padeklaruara pranë autoriteteve shëndetësore, ose që janë kuruar në banesat e tyre.

Rishpërthimi i koronavirusit pritet të sjellë një ndikim tepër negativ jo vetëm në ekonominë kineze, por edhe një kolaps në sistemin shëndetësor, që ditët e fundit është përballur me një fluks në rritje të rasteve të reja dhe mortaliteteve.   

Get notified whenever we post something new!

spot_img

Create a website from scratch

Just drag and drop elements in a page to get started with Newspaper Theme.

Continue reading

Kur ikin reshjet e shiut? Sinoptikania zbulon si priten kushtet e motit 5 ditët në vijim..

Mot i paqëndrueshem pritet ne 5 ditet ne vijim, deri ditën e hënë.. Ndiqni videon me parashikimin e motit nga sinoptikania Tanja Porja per 5 ditet ne vijim.. https://youtu.be/L0OsdKXZ7-8

Goditi me vezë 2 banorët, merret vendimi e papritur për Gjestin

Gjesti u bë pjesë e një përplasjeje me Vserlon dhe Olën, kjo pas një debati, banori vendosi që t’i godiste të dy ata me vezë në kokë. Kjo është një thyerje e rregullave të Vëllait të Madh, duke sjellë një...

Sherr masiv mes 30 emigrantëve në qendër të Romës

Një përleshje masive ka tronditur qendër të Romës, përballë Koloseut, mbrëmjen e së hënës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 pranë daljes së metrosë dhe përfshiu rreth 30 individë, kryesisht të huaj. Policia mbërriti në vendngjarje pas alarmimit nga kalimtarët...

Enjoy exclusive access to all of our content

Get an online subscription and you can unlock any article you come across.