Rikthehet i nxehti afrikan, cfare pritet me MOtin në vijim..

1366
0

E Mërkurë 07 Gusht 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në zonat juglindore. Era do të jetë me drejtim veriperëndim 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      18/35°C

– Zonat e ulëta      19/38°C

– Zonat bregdetare 22/36°C

Kosova për dt. 07 Gusht 2024 do të ketë diell dhe vranësira . Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 16°C –18°C në mëngjes deri në 31°C –35°C gradë Celsius në mesditë.

E Enjte 08 Gusht 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat lindore. Era do të jetë me drejtim veriperëndim 7 -10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      17/35°C

– Zonat e ulëta      20/39°C

– Zonat bregdetare 22/37°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari