Rikthehet fasha orare në vend, ja masat kufizuese që do të vendosen nga e dita e hënë

7045
0

Ditën e sotme në vendin tone u shënua një tjeter rekord ditor me 489 raste të reja. Zv.ministrja e shëndetësisë, Mira Rakacolli u shpreh se përpos situatës kritike, akoma nuk po mendohet për një mbyllje të plotë.

Sipas portalit “Dosja.al” mësohet se nga java e ardhshme qeveria ka në plan të riktheje masat kufizuese. Duke nisur nga e hëna, çdo gjë në vend do të mbyllet pas orës 20:00.

Sipas ketij portli, baret, lokalet dhe restorantet do të mbyllen, si dhe qytetarët nuk do lejohet të qarkullojnë në rrugë. Qeveria do të njoftojë mbi këto dhe masa të tjera kufizuese ditën e diel.