Rikthehet Ermal Mamaqi në ‘Portokalli’, ja kush e jep lajmin

1264
0

Ermal Mamaqi kthehet sërish atje ku filloi rrugëtimin si pjesë e grupit shumë të pëlqyer “SHBLSH” bashkë me Julian Dedën dhe Gent Zenelajn.

Pas shumë vitesh ai do të rikthehet në “Portokalli” por këtë herë si i ftuar.

Ka qenë Rezart Veleshnja ai q ka publikuar një video në Instagram në të cilin zbulonte se Ermali do të ngjitet në skenën e “Portokallisë” këtë të diel.

“Ermal Mamaqi sot në ‘Portokalli’. Do ta ndriçojë skenën këtë javë”, shkruan aktori i humorit.

Ermal Mamaqi aktualisht moderon emisionin “Xing me Ermalin”, që transmetohet në televizionin Klan. 

Ermal Mamaqi rikthehet në ‘Portokalli’, ja kush e jep lajmin on Vidnews.