Pas ditëve të nxehta me diell, ku temperaturat arritën deri në 27 gradë celsius, rikthehet dimri në mes të pranverës.
Nga dita e hënë parashikohet që i gjithë vendi të goditet nga moti i ftohtë.
Rrebeshe shiu do të ketë në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa nuk përjashtohen dhe reshjet e dëborës në zonat malore.
Reshjet e shiut do të fillojnë pasditen e së dielës për të vazhduar deri në fund të javës, sipas meteorologëve.
Ulja e ndjeshme e temperaturave do të vihet re në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes.
Në fundjavë pritet një përmirësim, por meteorologët thonë gjithashtu se situata klimaterike mund të ndryshojë sërish.