Rikthehen turistët e parë në Romë

Në kryeqytetin italian të Romës janë rikthyer turistët e bashkë me ta dhe një nga ritualet më simbolike te qytetit, sic është hedhja e monedhës në monumentin Fontana di Trevi.

Ky objekt është mbushur këto ditë me monedhat e turistëve të parë që për rreth një vit e gjysëm i kanë munguar Romës për shkak të kufizimeve të gjata të pandemisë.

Prej 200 vitesh për ata që për herë të parë vizitojnë Romën, hedhja e monedhës është një gjest simbolik i realizimit të dëshirës për t’u rikthyer në kryeqytetin italian.

Këtë javë punonjësit e Bashkisë së Romës kanë rinisur mbledhjen e monedhave të hedhura nga turistët në këtë monument.

Prej  vitit 2001 ato i dorëzohen qëndrës fetare Caritas e cila i investon për bamirësi e në ndihmë të personave në nevojë.

Ka qënë ish kryetari i Bashkisë së Romës Walter Veltroni i cili më 2001, nënshkroi për herë të parë me Qëndrën romane Caritas, marrëveshjen e solidaritetit për dorëzimin e këtyre monedhave.

Çdo ditë në ora 8.00 të mëngjesit, Fontana di Trevi mbyllet për publikun ndërsa punonjësit e Bashkisë të pajisur me pompa bëjnë mbledhjen e monedhave në prani të policisë bashkiake e cila mban dhe procesverbalin përkatës.

Më pas monedhat dërgohen në një laborator ku iu nënshtrohen larjes e dizinfektimit.

Më pas monedhat  konvertohen nga kompani të caktuara para se të merren ne zotërim nga qëndra Caritas Roma.

Tradita e hedhjes së monedhës kërkon që me sy mbyllur e kurriz të kthyer nga ky monument, vizitorët që shkelin për herë të parë qytetin,  të hedh në ujë një monedhë e cila do t’i realizoj urimin e rikthimit përsëri në Romë.

Sipas legjendës kjo traditë nisi në vitet ‘800, nga arkeologu gjerman Wolfgang Helbing i cili qe një pikë referimi për jetën mondane të Romës së atyre viteve, e këtë ritual ia impononte cdo turisti gjerman që vizitonte qytetin.

Fontana di Trevi, punimet e të cilës nisën më 1731, është nga monumentet më të vizituara të Romës.

Llogaritet se cdo vit, e me përjashtim të këtij viti dramatik të pandemisë, janë rreth 1 milionë e gjysmë monedha që mblidhen në këtë monument.

- Advertisement -

Një tjetër avion merr flakë, detyrohet të bëjë ulje emergjente, pasagjerët dalin në krahët e Boeing për të shpëtuar (VIDEO)

Një aeroplan pasagjerësh me 178 persona në bord ka marrë flakë pas një defekti në motor dhe është detyruar të devijohet për në Denver....

“Kështu vdiq Maradona”, prokurori nxjerr para gjykatës foton tronditëse

Lotë dhe tension në seancën e parë në Buenos Aires për vdekjen e legjendës argjentinase. Nëse kishte pasur momente tensioni përpara se të fillonte gjyqi...

Tragjedi e dyfishtë, babai ndërron jetë kur merr lajmin për aksidentin e të birit 31-vjeçar

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Volos, Greqi. Mbrëmjen e së dielës, një çift i porsamartuar dha frymën e fundit në asfalt pasi...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.