Rikthehen reshjet e shiut, në disa zona të Shqipërisë më intensive!

Afrimi i masave ajrore ciklonike nga veriperëndimi po shkakton destabilizim të motit dhe fillimisht duke fuqizuar erërat, ndërkohë që reshjet do të vijnë të dielen. Reshjet atmosferike do të fillojnë sot në Mal të Zi dhe ndonjë rigë ose rrebesh mund të arrijë edhe në perëndim të Kosovës dhe veri të Shqipërisë.

Të dielën reshjet apo rrebeshet e shiut intensifikohen në Shqipëri ku lokalisht do të ketë rrebeshe intensive me vetëtima dhe bubullimë. Edhe në Kosovë do të ketë reshje shiu, por të intensitetit dukshëm më të dobët se në Shqipëri. Lokalisht edhe në Kosovë do të ketë kushte për ndonjë rrebesh shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Erërat po ashtu do të fuqizohen edhe më shumë sidomos në Shqipëri, por edhe në disa zona të Kosovës si në verilindje të vendit ku mund të arrijnë shpejtësinë deri në 60 apo nganjëherë edhe 70 km-h. Në Shqipëri deri në 10 0km-h, ndërsa në Mal të Zi erërat e fuqishme mund të arrijnë shpejtësinë deri në 120 km-h.

Erërat më të fuqishme parashihen në viset kodrinore- malore të vendeve tona si dhe në detin e hapur. Në përgjithësi të gjitha do të jenë kaluese dhe nuk parashihet ndonjë rrezik i madh potencial, por kujdesi gjithnjë duhet të jetë në nivel.

Pra, pas një periudhe të gjatë pa reshje nga sonte ose nesër do të kemi reshje të cilat shumë më intensive do të jenë në disa vise të Shqipërisë. Këto reshje do të përcillen edhe me erëra nganjëherë të fuqishme. Reshjet e herëpashershme vazhdojnë edhe në fillim të javës së re, por jo të shumta dhe do të jenë të karakterit krejtësisht lokal. Temperaturat do të shënojnë ulje kryesisht të lehta dhe reshje bore priten në viset malore.

Sipas ecurive më të fundit sinoptike edhe ky Shkurt pa ndonjë skenar dimëror, përveç nëse ndodhë ndonjë ndryshim i papritur në ecuritë sinoptike. Nga dita e martë do të kemi ulje të temperaturave dhe ende priten reshje lokale me mundësi edhe për reshje bore në zonat malore, por pa ndonjë skenar të vërtetë dimëror sidomos për ultësirat./MeteoBallkan

- Advertisement -

Çfarë ndodhi sot me kursin Ja si këmbehen dollari dhe euro..

Sot, më 30 mars 2025, dollari amerikan blihet me 91 lekë dhe shitet me 92.5 lekë. Euro blihet me 98.5 lekë dhe shitet 99.5 lekë. Franga...

‘Njerëzimi do të zhduket..’/ Elon Musk: Kjo është çështja që më mban zgjuar natën

Kreu i Departamentit të Efiçencës Qeveritare (DOGE) Elon Musk ndau shqetësimet e tij për vendin dhe brezat e ardhshëm gjatë një interviste ekskluzive në...

Lajmi i keq për shqiptarët/ Kafeja kthehet në luks, ja sa pritet të rritet çmimi në Shqipëri

Çdo mëngjes miliarda njerëz në mbarë botën e fillojnë ditën me një filxhan kafeje. Por ky ritual i përditshëm po bëhet gjithnjë e më...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.