Rikthehen reshjet e borës, temperaturat ulen në mënyrë drastike

522
0

Masat ajrore të ftohta nga Verilindja e Europës, kanë përfshirë të gjithë rajonin e Ballkanit duke ulur termometrin disa gradë nën zero. Mëngjesi i sotëm ka shënuar nga -4°C në qytetet malore deri -6°C në zonat e thella.

Ndërkohë, zonat e ulëta dhe ato bregdetare, gjatë mëngjesit kanë regjistruar nga -1 deri në 4°C. Edhe orët e mesditës, megjithëse po dominohen nga kthjellimet, qarkullimi Lindor i masave ajrore do të bëjë që termometri të ngjitet deri 4°C në zonat malore dhe 10 – 14°C në zonat e ulëta dhe bregdetare.

Edhe dita e nesërme nuk pritet të sjellë ndryshim të vlerave termike por, prezenca e vranësirave të shpeshta dhe e reshjeve të pakta të shiut dhe dëborës në zonat malore, do të bëjë që dita e nesërme të ndjehet akoma më e ftohtë se sot, në të gjithë territorin e vendit.