Meteorologia Tanja Porja tha se ditën e nesërme pritet të rikthehen reshjet e shiut në një pjesë të territorit shqiptar.
Porja zbuloi se dita e nesërme pritet të shoqërohet edhe me një rënie të ndjeshme të temperaturave, minimumi i të cilave pritet të shkojë në -2 gradë celcius, çka sipas saj do të bëjë që të nisin reshjet e dëborës në zonat malore me lartësi mbi 800 metër.
Ajo shtoi se gjatë të mërkurës dhe të enjtes reshjet e shiut dhe të dëborës do të jenë të izoluara, teksa tha më tej se do të ketë një ngritje të temperaturave nga dita e martë.
“Janë shtuar vranësirat në territor. Sot gjatë natës presim rikthimin e reshjeve në territorin shqiptar. Reshje që do të jenë të jenë prezentë gjatë ditës së nesërme dhe shumë më pak ditën e mërkurë. Ndërsa e enjtja sërish mot i kthjellët.
Çfarë do të ndodhë me vlerat termike? Kemi një rënie të ndjeshme mëngjesin e ditës së nesërme dhe një rënie më të theksuar në mesditë. Temperaturat do të bien në -2 në zonat malore. Pritet rikthimi i reshjeve të dëborës nesër në zonat mbi 800 metër lartësi mbi nivelin e detit.
E njëjta situatë për të mërkurën, por reshjet do të jenë krejt të pakta. Reshje të pakta dëbora në zonat malore dhe reshje të pakta shiu në zonat perëndimore. Nga e enjtja deri në fundjave presim që maksimumi i temperaturave të luhatet nga 17-19 gradë celcius”, tha meteorologia Porja, shkruan A2 CNN.