Skip to content

Rikthehen ne pune 27 mijë punonjës. Kjo eshte lista e dytë e bizneseve që do të hapen më date 27 prill!

    Kreu i qeverise, Edi Rama njoftoi diten e sotme se në portalin qeveritar e-albania eshte publikuar blloku i dytë i llojit te aktiviteteve që do të rihapen më date 27 prill, keshtu mund të kenë mundësi të përgatiten dhe te jene gati për rregulloren dhe protokollin e paracaktuar nga qeveria.

    Lista me bllokun e dytë të bizneseve që rinisin punën do të publikohet sot në “e-Albania. Me këtë listë rikthehen në punë mbi 27 mijë punonjës,” është shprehur Rama.

    Lista e dyte e aktiviteteve qe do te hapen me 27 prill:

    • Shitje të tjera me pakicë në dyqane jo të specializuara
    • Tregtia me pakicë e veshjeve në dyqane të specializuara
    • Shitje me pakicë të mallrave të tjera të reja në dyqane të specializuara
    • Aktiviteti i taksive (1 pasagjer vetëm)
    • Tregtia me pakicë e tekstileve në dyqane të specializuara
    • Tregtia me pakicë e këpucëve dhe artikujve prej lëkure në dyqane të specializuara
    • Aktivitete te tjera p.k.t
    • Tregtia me pakicë e mobiljeve, pajisjeve të ndriçimit dhe artikujve shtëpiakë në dyqane të specializuara p.k.t
    • Tregtia me pakicë e luleve, bimëve, farave, plehëruesve, kafshëve të shtëpisë dhe ushqimit të
    • tyre në dyqane të specializuara
    • Tregtia me pakicë e orëve dhe bizhuterive në dyqane të specializuara
    • Tregtia me pakicë e pajisjeve audio dhe video në dyqane të specializuar
    • Regjistrimi i zërit dhe aktivitete të publikimit të muzikës
    • Tregtia me pakicë e qilimave, sixhadeve, veshjeve të mureve dhe dyshemeve në dyqane të
    • specializuara
    • Tregtia me pakicë e lojërave dhe lodrave në dyqane të specializuara
    • Tregtia me pakicë e regjistruesve muzikorë dhe video në dyqane të specializuara
    • Tregtia me pakicë e pajisjeve sportive në dyqane të specializuara
    • Shitje me pakicë e sistemeve të sigurisë/ pajisjet e telekomunikacionit në dyqane të specializuara