Rikthehet i nxehti afrikan, ja sa do të arrijnë temperaturat ditën e sotme

103
0

Duke filluar nga sot vendi ynë gradualisht do të jetë në periferi të valëve të nxehtit afrikan me epiqendër në brigjet Greke.

Kjo do të bëjë që pjesa më ë madhe e territorit të jetë ne ndikimin e motit te kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare. Më të dukshme vranësirat paraqiten gjatë orëve të pasdites dhe natës. Po ashtu, lagështira e lartë në ajër do të bëjë që i nxehti të ndjehet shumë në disa zona të ultësirës perëndimore.

Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 35°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi Veri – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      14/33°C
Zona e ulët         15/36°C
Zona bregdetare  19/34°C

Kosova, e Mërkurë data 17 Gusht 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira .  Era do të jetë me drejtim Veri -Perëndim me shpejtësi 7 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 16°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të arrijnë vlerën 31°C -33°C .

E Enjte data 18 Gusht 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta në zonat malore. Era do të jetë drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdetin e jugut. Valëzimi do të jetë i forcës 3 -4 me lartësi vale 0,5 deri në 15 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      15/33°C
Zona e ulët         15/37°C
Zona bregdetare  19/34°C