Riinfektimi/ Epidemiologu i përgjigjet pyetjeve të shpeshta që bëhen nga te gjithe ne

283
0

Këto ditë flitet shume për raste të reinfektimeve. Epidemiologu Artan Simaku iu eshte përgjigjur disa pyetjeve të shpeshta që bëhen.

Ora News:  Kur një rast quhet riinfektim?

Epidemiologu Artan Simaku:  Që rasti të quhet i dyshuar për reinfektim duhet të plotësojë disa kritere.

1- Herën e parë duhet të jetë konfirmuar pozitiv me tampon. Nga hera e dytë në të parën duhet të ketë kaluar një periudhë mesatare 90 ditore

3- Testimi herën e dytë që është konfirmuar pozitiv duhet të jetë sërish me tampon e jo me testin e shpeshtë

3 – Të kryhet analiza gjenetike e virusit për të parë nëse është riinfektuar nga një shtam i ri apo shtamin e zakonshëm qarkullues.Këto janë tre kriteret që të klasifikohet rast i dyshuar për reinfektim.

Ora News: Cila moshë mbetet më e rrezikuar për riinfektim?

Epidemiologu Artan Simaku:   Nuk ka rëndësi mosha por situate epidemiologjike locale. Nga numri i popullatës, historia e udhëtimit të shtameve të reja e modelet e kontaktit. Të gjitha moshat janë të ekspozuara.

Po simptomat e një rasti të dyshuar si rein

Në shumicën e rasteve simtomat janë më të lehta ose pa simptoma, vetëm në raste të veçanta mund të jetë një gjëndje më e rëndë.

Ora News: A duhet vaksinuar personi që ka kaluar covidin

Epidemiologu Artan Simaku:   Është i nevojshëm pasi imuniteti natyral i siguruar nga sëmundja zgjat disa muaj me një mesatare prej 6 muajsh. Pra pasi kalon kjo periudhë mesatare ulet mbrojtja që ka ky person dhe është i pambrojtur. Në një ekspozim të dytë ndaj sëmundjes mund të riinfektohet prandaj është i nevojshëm vaksinimi.

Ora News: Sa kohë e zgjat imunitetin vaksinimi?

Epidemiologu Artan Simaku: Me të dhënat që kemi deri tani vaksina të mbron me një periudhë disa vjeçare, nga një në disa vjet por nuk mund të thuhet konkretisht sa pasi është në proces studimi.

Ora News: A mund të flitet për imunizim të tufës në Shqipëri

Epidemiologu Artan Simaku: Jemi akoma herët. Imunizimi i tufës do të vijë, por për ta arritur këtë duhet të paktën të kryhet vaksinimi I 40 – 50% e personave të planifikuar për të vaksinuar për të pasur rezultate të dukshme në uljen e numrit të rasteve. Por me numrin e dozave që janë porositur absolutisht do arrihet imuniteti i popullatës.

Intervista në studio me gazetarin Arnold Kariqi