Rihapen kufijtë e Europës: Ja shtetet ku nis lëvizja

369
0

Shumë vende europiane, po rihapin kufijtë e tyre drejt turistëve që dëshirojnë të bëjnë udhëtime e të vizitojnë vendet turistike. 

Greqia po hap një aeroport të dytë për vizitorët ndërkombëtarë në qytetin e Selanikut. Në varësi të vendit nga vijnë, pasagjerët do të testohen. Fluturimet do të lejohen vetëm nga vendet e Bashkimit Evropian, të paktën deri më 30 qershor. 

Gjermania heq nga dita e sotme kufizimet e udhëtimit me vendet e BE dhe ato të Shengenit si Zvicra, Lichtenshtajni, Islanda, Norvegjia. Me vende të tjera të treta vazhdon kufizimi deri më 31 gusht, por do të ketë ndryshime gjatë kësaj kohe bazuar në zhvillimin e pandemisë.

Franca ka hapur sot kufijtë për vende të BE si edhe Andorra, Islanda, Lichtenshtajn, Monako, San Marino, Zvicra e Vatikani. Përjashtime ka ende për Spanjën dhe Britaninë e Madhe, përfshirë detyrimin për karantinën dyjavore për ata që hyjnë në këto vende. Për vendet jashtë hapësirës së Shengenit, Franca i hap kufijtë më 1 korrik hap pas hapi. 

Polonia i ka hapur kufijtë me Gjermaninë, Çekinë e Sllovakinë. Për shtetet jo anëtare të BE ky ndryshim fillimisht nuk vlen, sepse në vendet si Amerika Veriore e Amerika Latine gjendja është ende shqetësuese. Edhe kontrollet me Ukrainën, Bjellorusëin dhe Kaliningradin mbeten në fuqi.

Çekiai hap kufijtë nga sot për qytetarët e gati të gjitha vendeve të BE, si edhe Zvicrën, Lichtenshtajnin. Ndalimi i udhëtimit qëndron në fuqi për qytetarë nga Belgjika, Portugalia, Britania e Madhe, Suedia, dhe rajonin Voivod në Silezi. Këto konsiderohen ende si rajone me rrezik për shkak të numrit të infektimeve.

Norvegjia i hap kufijtë me të gjitha vendet fqinje të hënën. Me Suedinë ka ende rregulla rajonale.

Po vendet jo anëtare të BE, ato të Ballkanit? Komisioni Europian u ka rekomanduar vendeve anëtare që nga 1 korriku, në varësi të zhvillimit të pandemisë, të heqë kufizimet e udhëtimit me vende, situata epidemiologjike e të cilave i përgjigjet mesatares së BE dhe ku ka kapacitete të mjaftueshme për të trajtuar virusin.

Në fillim në këtë listë të heqjes së kufizimeve do të duhet të qëndrojnë vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi e Bosnja.

Burimi: Top Channel