Rezultat i dobët i aleatëve, Meloni përvesh mëngët, mënjanon Salvinin dhe Berlusconin?

228
0

Pas asaj që e quajti një fitore shpaguese në zgjedhjet e së dielës në Itali, Georgia Meloni po vendos se kushdo të marrë pozicionet kyçe në qeverinë që ajo pritet të drejtojë. Liderja e partisë së të djathtës ekstreme, Fratelli d’Italia, qëndroi larg kamerave të hënën, pasi premtoi te qeverisë për të gjithë italianët.

Pyetja që shtrohet është sekush do të marrë detyrat kryesore dhe nëse ato do të shkojnë për partitë e tjera në aleancën e djathtë. Matteo Salvini për shembull lakmon ministrinë e brendshme, post të cilin kreu i Legës e ka mbajtur edhe në vitin 2019, kur ndaloi hyrjen e varkave me emigrantë në portet italiane. Edhe Meloni ka premtuar një përgjigje të ashpër ndaj emigracionit, por raportime në Romë sugjerojnë se Salvini nuk do të rimarrë rolin e dëshiruar.

Mbështetjet për partinë e tij u reduktuan në 8,8 për qind në zgjedhjet e së dielës, kështu ai nuk është në pozitat për të kërkuar poste të rëndësishme. Por ashtu performanca e dobët e partnerit tjetër të koalicionit, Forza Italia e Silvio Berlusconi sugjeroi se edhe ky i fundit mund të lihet në hije në qeverinë.

Analistët e lexojnë rezultatin si problematik për qeverinë e ardhshme. “Giorgia Meloni ka arsye për të qenë e lumtur pas suksesit të partisë së saj. 26 për qind e votave është një arritje e madhe, aktualisht rezultati më i mirë i një partie radikale në Europë. Por në të njëjtën kohë rezultati i dobët i partnerëve të koalicionit, veçanërisht Legës, mund të përkthehet me paqëndrueshmëri të qeverisë së saj. Një rezultat nën 10% nënkupton sedo të ketë përçarje brenda partisë apo në fraksione të ndryshme të saj”, thotë analisti Davide Angelucci.

Berlusconi, u përpoq të shuante shqetësimet për një tërheqje të mundshme nga aelanca të martën, duke thënë se do të pranonte kompromis për të mirën e Italisë. Aleati i tij, Antonio Tajani, një ish president i Parlamentit Europian, po përflitet për postin e ministrit të Jashtëm, një emërim ky që mundtë kënaqte Berlusconi-n por edhe do të qetësonte shqetësimet ndërkombëtare se partia eurosketpike e Melonit, planifikon të nisë një luftë me Brukselin. Guido Crosetto, i cili ka bashkëthemeluar Fratelli d’Italia me Melonin në vitin 2012, e garantoi se kabineti i ri do të ngrihej duke zgjedhur resurset më të mira në Itali. a2