Revista prestigjioze amerikane, “Time” zgjedh Beratin si një nga vendet më të mira për t’u vizituar në vitin 2023

216
0

Revista prestigjioze amerikane “Time”, i ka dedikuar një artikull qytetit të Beratit, duke e sugjeruar për turistët si një ndër vendet për t’u vizituar në vitin 2023.

“Bukuria e lagjeve të gurta, arkitektura, ushqimi, natyra e sidomos historia e këtij qyteti magjik bëhet edhe më e pasur me mikpritjen, humanizmin, dhe qytetërimin, kur beratasit shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, të gjitha këto detaje që nxjerr në pah artikulli”, shkruan Rama teksa jep lajmin.

Revista amerikane vlerëson veç ta tjerave dhe mbrojtjen e hebrenjve, gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke theksuar se është i vetmi vend në Evropë popullsia hebrejee të cilit u rrit gjatë luftës.

“Ky vit shënon 80 vjetorin e mbërritjes së forcave gjermane në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe të popullit të Beratit që mbron shumë prej hebrenjve të vendit që kërkuan strehim – duke ilustruar parimin e kodit shqiptar të Besës, i cili thotë se shtëpia është para së gjithash e dhe e Zotit”, vijon artikulli i “Times”.

Lexo lajmin origjinal: Revista “Time” artikull për Beratin, në Shqipëri – Historia dhe mikpritja

Më poshtë, artikulli i plotë i revistës “Time”, përkthyer në shqip:

Vendet më të mira në Botë

Berat, Shqipëri

Histori dhe Mikëpritje

Shtëpi të vjetra prej guri rreshtohen në anë të brigjeve të Lumit Osum, duke mbështjellë vizitorët në të bukurën historike të qytetit. Ky vit shënon 80-vjetorin e ardhjes së forcave Gjermane në Shqipëri gjatë Luftës II Botërore, dhe të mbrojtjes nga banorët e qytetit të Hebrenjve që kërkonin strehim në vend – duke ilustruar parimin e kodit Shqiptar të Besës sipas së cilit shtëpia është mbi të gjitha e miqve dhe e Zotit.

Për të kuptuar më mirë historinë 400-vjeçare të Hebrenjve në qytetin e Beratit, duke përfshirë se si Shqipëria u bë i vetmi vend në Evropë ku popullsia e Hebrenjve u rrit gjatë Luftës II Botërore, nevojitet të kryhet një vizitë në Muzeun Solomoni. Më shumë kontekst përftohet nga një muze etnografik në një shtëpi tradicionale në anën tjetër të rrugës, si dhe nga kishat Bizantine të Beratit të shek. XIII, xhamitë e shek. XVI, si dhe një kala mijëravjeçare që dominon qytetin e veçantë piktoresk.

Berati vijon traditën e mikëpritjes së jashtëzakonshme në restorantet dhe hotelet e tij. Në anën tjetër Urës së Goricës, dhoma të përkryera moderne në Hotel Butik Amalia fshihen pas eksterierit të moçëm prej guri, dhe raki të përzgjedhura ftojnë mysafirët të shijojnë stilet shqiptare të pijes alkolike shumë popullore në Ballkan. Rakia rrjedh lirshëm në Lili Home-Made Food, i cili më shumë i ngjan një kopshti të pasëm në Lagjen Mangalem se sa një restoranti, ndërsa pronari, emrin e të cilin mban restoranti, argëton mysafirët me shpjegime teatrale të menus dhe e shoqja e tij, Mirella, gatuan në kuzhinën e familjes së tyre. Tridhjetë minuta larg në malet përtej qytetit, Restaurant Roshniku ofron gosti me keca pirës të pjekur dhe produkte lokale, duke përfshirë produkte nga kantina Alpeta, e cila është kantina dhe hoteli i familjes.