Sipas MeteoAlb: Duke filluar nga orët e para të ditës moti do të karakterizohet nga vranësira të dendura dhe shirat e pakët kryesisht në zonat perëndimore. Orët e mesditës dhe kryesisht pasdites sjellin zhvillim të vranësirave dhe intesifikim të reshjeve të shiu në të gjithë vendin, here pas here në mbrëmje dhe gjatë natës do të ketë stuhi të forta ere dhe rrebeshe.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehte në mëngjes, POR do të ulen ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 26°C.
Era do të fryjë mesatare dhe e forte në det me shpejtësi mbi 65 km/h nga drejtimi Jugor duke sjell në brigjet e detare dallgëzim 6 ballë.
Kosova
Vranësirat e shumta do të gjenerojnë reshje në Kosove, KU herë pas here do të jenë dhe në formë rrebeshi në pjesën e parë të ditës. POR oret e pasdites sjellin fuqizim te vranesirave duke rrezikuar reshje te dendura shiu te cilat me problematike do te jene gjate oreve te nates.
Maqedonia e Veriut
Paraditja në MV PARAQITET me vranësira të shpeshta të cilat do të sjellin reshje të pakta kryesisht në Perëndim dhe zonat Veriore, POR priten edhe intervale të shkurtra me kthjellime. Ndërsa qe nga mesdita dhe në vijim vranësirat do të zhvillohen duke sjelle reshje te dendura në pjesën më të madhe të MV. Here pas here do te kete rrebeshe dhe shkarkesa elektrike./