Reshje dhe ulje të temperaturave, ja cfarë moti pritet gjatë fundjavës

Fundjava do të vijojë të jetë nën mbizotërimin e reshjeve të shiut dhe të dëborës.

Meteorologu Hakil Osmani, në një lidhje për Klan News, tha se reshjet e shiut do të jenë prezente gjatë të shtunës në Ultësirën Perëndimore, ndërsa në zonat veriore do të ketë reshje dëbore.

Edhe të dielën do të vijojnë reshjet kryesisht në zonat veriore.

Ndërsa në zonat e ulëta dhe bregdetare, reshjet e shiut do të jenë më të pakta, por do të ketë ulje të temperaturave.

Përgjatë fundjavës do të vijojmë të jemi nën mbizotërimin e masave ajrore të paqëndrueshme dhe do të kemi vranësira të dendura në territorin shqiptar duke bërë që mëngjesi i ditës së shtunë të jetë kryesisht nën mbizotërimin e vranësirave, reshjeve të pakta të shiut në Ultësirën Perëndimore, por kemi shfaqje të reshjeve të dëborës në zonat malore, kryesisht gjatë shtrirjes lindore. Më të dukshme pritet të jenë në zonat verilindore.

Sa i përket ditës së dielë, do të vijojë të jetë nën mbizotërimin e këtyre vranësirave të shumta, të cilat do të bëjnë që kryesisht të kemi më së shumti të fokusuara në zonat malore, ndërsa në qytetet e zonës së ulët dhe të vijës bregdetare pritet të kemi shumë më pak prezente reshjet e shiut. Dita e dielë do të sjellë një tjetër rënie të temperaturave”, tha meteorologu Hakil Osmani.

- Advertisement -

Masakroi bashkëshorten dhe u hodh nga kati i dytë i banesës/ Dalin fotot e viktimave, ja cfarë postonte burri ne rrjetet sociale..

Një ngjarje e rëndë tronditi Greqinë mesditën e së mërkurës, kur një shqiptar masakroi me thikë bashkëshorten e tij në Selanik dhe më pas...

Rikthehet dimri, ja cfarë na pret 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes: Nga e hëna do të ketë..

Sipas sinoptikanes Lajda Porja, ditën e premte dhe te shtune pritet rritje e ndjeshme e temperaturave ku maksimalet shkojne deri ne 27 grade celcius. Te...

E rëndë në Tiranë/ I ndaluari për vjedhje vetëvaret në qeli, hetimet zbulojnë detaje të dyshimta!

I ndaluari për vjedhje vetëvaret në qeli – AMP dhe Prokuroria nisin hetimet Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bllokun e sigurisë në Tiranë,...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.