Reshje dhe shtrengata shiu, IGJEUM paralajmëron përmbytje në keto qytete..

505
0

Instituti i Gjeoshkencave ka informuar se në dy ditën në vijim parashikohen reshje me intensitet të lartë në veri të vendit. 

Sipas IGJEUM, në qarqet Shkodër dhe Kukës, mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.  

Reshjet do të sjellin rritje të prurjeve në lumenjtë Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës. 

Mësohet se priten reshje intensive dhe lokalisht shumë intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës, të cilat shoqërohen me shtrëngata. Në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta.