Reshje dëbore dhe ulje e ndjeshme e temperaturave, ja si pritet të jetë moti gjatë kësaj jave

Vendi që në orët e para të mëngjesit është përfshirë nga vranësira të shumta të cilat kanë sjellë reshje të pakta shiu në zonat veri-perëndimore dhe zonat qëndrore.

Duke filluar nga orët e mesditës do të kemi dendësim të vranësirave që do të krijojnë mundësi për reshje në të gjithë territorin ku në ultësirën perëndimore herë pas herë do të kemi reshje afatshkurtra të shiut.

Në zonat malore në orët e mbrëmjes do të ketë edhe shfaqje e flokëve të dëborës në 1300 metra nga niveli i detit.

E marta në pjesën e parë te ditës mbetet në mbizotërimin e vranësirave dhe reshjeve, ndërsa në zonat malore do të kemi reshje dëbore në 900 metra mbi nivelin e detit.

Në pjesën e tjetër të javës do të ketë dominim të motit të qëndrueshëm.

Temperaturat e ajrit do të kenë rënie duke bërë që në zonat malore temperaturat minimale të shkojnë deri në -4, ndërsa ato maksimale deri në 12- 13 gradë celcius.

Sa i përket parametrit të erës do të jetë problematike pasi do të jetë mbi 70km/h duke sjell probleme sa i përket valëzimit në detin e hapur

- Advertisement -

Nga vera në dimër, sinoptikania zbulon surptizat e motit për ditët në vijim..

Dita e verës ka nisur me vranësira, reshje të pakta dhe temperatura deri në 25 gradë celsius, por nesër termometri do të shënojë 28...

Pezullohen lundrimet nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas

Si pasojë e motit të keq mësohet se janë pezulluar lundrimet ditën e sotme për tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas. Lundrimet sipas njoftimit do...

Ndryshon kursi i këmbimit, ja si u mbyll java për monedhat e huaja..

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme 14 mars, një dollar do të blihet me 91.2 lekë dhe do shitet me...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.