Reshje bore në Itali!

410
0

Temperaturat kanë shënuar ulje në Evropë dhe në Itali pas frontit të ftohtë nga Atlantiku i cili solli reshje të dendura shiu dhe stuhi lokale. Në rajonet Alpine në Itali përpos reshjeve të shiut ulja e theksuar e temperaturave kushtëzojë fillimin e reshjeve të borës të cilat janë lajmëtare për stinën në të cilën jemi dhe për atë e cila po vjen.

Reshje shiu sot ka edhe në rajonin tonë duke përfshirë Kosovën dhe pjesë të Shqipërisë, ndërsa temperaturat po shënojnë ulje në intervalet e rrebeshe të shiut.

Image credit: Popso.it via Lombardo Weather Center

Reshjet e borës ishin të parat për sivjet në rajonet me lartësi mbidetare prej 2500 metra, jo të pazakonta edhe pse të rralla për këtë periudhë kohore nën 3000 metra latrësi mbidetare. Reshjet e borës në rajonet Alpine mbi 3000 mlmd. ndodhin edhe gjatë muajve Korrik dhe Gusht, por janë të rralla./MeteoBallkan