19.5 C
Tirana

Reshje bore dhe temperatura deri -9 gradë/ Ndryshimi i papritur i motit, ja çfarë na pret javën e ardhshme

Date:

Share:

Sherbimi Meteorologjik Ushtarak ka treguar sesi pritet të jetë moti javën e ardhshme.

Ndryshe nga ditët e ngrohta dhe me diell, java pritet të ketë rënie të ndjeshme temperaturash dhe reshje shiu, ndërsa në zonat malore do kemi reshje borë.

Dita më e ftohtë do jetë e enjtja ku temperaturat do bien deri në -9 gradë.

“E përmbledhur në një fjali, java që presim përpara pritet të jetë një javë “normale” ose “tipike” e kësaj periudhe me ditë me mot me diell si dhe ditë me mot të vranët dhe reshje shiu.

Java nis me ditën e Hënë (nesër) ndërsa moti parashikohet kryesisht i vranët si dhe intervale me diell. Reshje shiu në formë pikash të herëpashershme dhe në orët e mbrëmjes në zonën e veriut reshjet në formën e shtrëngatave. I njejti mot vijon edhe ditën e Martë por reshjet e shiut janë të përqëndruara në zonën e veriut të herëpashershme përgjatë gjithë ditës me intensitet mesatar ndërsa në qendër dhe jug në formë pikash në orët e mbrëmjes.

Ditën e Mërkurë moti parashikohet me vranësira të dendura dhe reshje shiu të herëpashershme e lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe mesatar në të gjithë territorin. Në zonën e veriut për një periudhë afatshkurtër reshjet me intensitet deri të latrtë.

Java mbyllet me ditën e Enjte dhe të Premte dy ditë të cilat parashikohe me mot të kthjellët. Për tu theksuar është se në relievet malore të veriut në lartësitë mbi 300-500 metër priten dhe reshje të dendura dëbore ditët me reshje.”, njofton Sherbimi Meteorologjik Ushtarak.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Si të shmangim fruthin, një nga sëmundjet më ngjitëse në botë

Ekspertët e shëndetit publik kanë ngritur shqetësimin për përhapjen e fruthit pasi një fëmijë i pavaksinuar humbi jetën në SHBA gjë që shkaktoi infektimin...

Veprim i papritur i Gjestit/ Njoftoi se do të linte shtëpinë, ja çfarë ndodhi më pas..

Gjesti njoftoi banorët për një vendim të papritur, duke thënë se do të largohej nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4. Ai u shpreh...

Kalimtarët shpëtojnë për mrekulli, nga një peme gjigante që bie pranë tyre: ‘Na ruajti Zoti’

Një pemë e madhe u rrëzua në Brooklyn të Nju Jorkut dhe për pak sa nuk zuri poshtë një familje që po ecte në...

Plas sherri mes vajzave në Vlorë, ndalin makinat dhe.. grushta de shqelma në mes të rrugës..

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Vlorë, ku ddy vajza janë përfshirë në një sherr fizik me njëra-tjetrën. Pavarësisht tentativave të personave...

“Verë e parakohshme edhe pak ditë..” Ja kur rikthehen reshjet e shiut sipas meteorologes Tanja Porja..

Meteorologia Tanja Porja ka zhuluar kushtet e motit për ditët në vijim. Porja tha se temperaturat gjatë këtyre ditëve do të jenë të larta, me...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.