Renie e forte per Euron, ja si nisi java për valutat e huaja

313
0

Monedha europiane e ka nisur këtë javë më një rënie të rëndësishme të kuotës teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 121 lekë dhe është shitur me 121.7 lekë në raport me javën e kaluar.

Ndërkaq Dollari amerikan ka shënuar një rritje të lehtë të vlerës në raport me një javë më parë teksa blihet sot me 107.1 lekë dhe shitet me 107.9 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Paundi britanik ka pësuar një zhvlerësim të kuotës këtë të hënë pasi në raport me të premten e kaluar blihet sot me 143.5 lekë dhe shitet me 144.8 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal Franga zvicerane është dobësuar në raport me javën e kaluar teksa blihet këtë mëngjes me 115 lekë dhe shitet me 115.9 lekë.