Rënia e Euros, eksperti i ekonomisë jep lajmin e keq, ja sa pritet të shkojë

117
0

Për këtë vit, monedha europiane nuk po rimëkëmbet në kursin e këmbimit me Lekun.

Këtë të martë ra në nivelin më të ulët historik duke u këmbyer me 112.82 Lekë. Ndërsa këtë të mërkurë sipas kursit zyrtar të bankës së Shqipërisë një euro këmbehet me 113.01 Lekë.

Përveç goditjeve që pësoi pas krizës së çmimeve dhe energjisë, faktor ndikues në tregun shqiptar është është mbingopja me monedhën europiane.

Igli Tola, ekspert ekonomie: Ekonomia jonë është mbingopur me monedhë europiane, si në tregun formal dhe atë informal, para që vijnë kryesisht për t’u pastruar një sasi kaq e madhe Euro është e pëpërballueshme për tregun shqiptar.

Kjo disbalancë e Euros në raport me Lekun, bën që produktet e huaja të jenë më konkuruese në treg.

Igli Tola, ekspert ekonomie: Duket sikur ka efekte pozitive në afatshkurtër, kryesisht lidhur me borxhin e jashtëm. Problematikat lidhen me tregtinë.

Parashikimet nuk duken optimiste.

Igli Tola, ekspert ekonomie:Me ardhjen e turistëve dhe emigrantëve, nuk do ishte çudi të kishim vlera të kursit në 110 në këtë periudhë.

Edhe monedhat e të tjera nuk kanë një kurs të stabilizuar në raport me Lekun. 1 Dollar sot këmbehet me 103.47 Lekë, 1 Paund me 128.42 Lekë, ndërsa franga zvicerane me 114.67 Lekë.