Rendohet bilanci ne Itali, më i rëndi që pas përfundimit të karantinës

658
0

Edhe pse OBASH, e lavdëroi publikisht Italinë për menaxhimin e situatës së përhapjes së pandemisë në muajt e fundit, shifrat me koronavirus në vendin fqinj po kthehet sërish në problem shqetesues, edhe pse graduale dhe më te ulta se ato te Francës apo Spanjës.

Autoritetet italiane kanë deklaruar 1912 raste pozitive, ndërkohë që dje ishin 1786. Shifra përfaqëson të dhënat më të larta pas përfundimit të “lockdown”, karantinës totale. Ndërkohë, jetet e humbura sot janë 20, tre më pak se dita e djeshme.

Rajoni më i prekur është sërish Lombardia me 277 raste, ndjekur nga Kampania me 253 dhe Lacio me 230.