Mjaft vende te botës po përpiqen të lënë pas epoken e errët të koronavirusit, duke hedhur hapa gjithnje e më të sigurt drejt rikthimit në normalitet.
Por OBSH paralajmëron se pademia është ende larg fundit dhe se në 24 orët e fundit është shënuar numri më i lartë i rasteve të reja në rang global që prej shpërthimit të krizës.
Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus shprehet i shqetësuar për rritje të infektimeve në shtetet me të ardhura të ulëta e të mesme, ndërsa 2/3 e rasteve ishin regjistruar në vetëm 4 vende.
“Gjatë 24 orëve të fundit, 106 mijë raste janë raportuar tek OBSH, numri më i lartë që prej shpërthimit të pandemisë. Gati 2/3 e rasteve janë në vetëm 4 vende”, tha kreu i OBSH.
Paralajmërimi i OBSH-së vjen ndërsa numri total i personave të prekur nga Covid-19 në botë i tejkaloi 5 milionë, ndërsa jetet e humbura janë mbi 328 mijë.
1 milion te prekur janë shënuar në më pak se dy javë. Ekspertët paralajmërojnë se shifra reale mund të jetë shumë më e lartë, ndërsa në shumë vende testimet janë të pakta.
SHBA mbeten vendi më i prekur me mbi 1.5 milionë raste e 92 mijë jete te humbura. Ne Ameriken Latine ka pasur nje shtim te fuqishëm dhe rritje e shpejtë e shifrave, me Brazilin që është kthyer në epiqendër të pandemisë, me mbi 290 mijë raste dhe më shumë se 18 mijë e 800 humbje jetesh.