Rea e vogël, rrëmbeu zemrat e të gjithëve, por Olti Currit i paska ngelur gozhdë diçka

1926
0

Shanset që ju mos të keni parë videon e Reas së vogël e cila preket nga filmi vizatimor “Kali i egët Spirit” janë thuajse zero. Arsyeja: videoja u bë virale brenda natës dhe u shpërnda thuajse nga çdo faqe personale apo publike, biznesi apo e njerëzve të famshëm. “A tqaj 5 minuta?” ishte pyetje naive që Rea Sefa i bëri të ëmës e kjo e fundit të shpërthente në të qeshura. Duket se vogëlushja katër vjeçare preket shumë nga filmat vizatimorë kur personazhet kryesore kalojnë nëpër vështirësi dhe leja për të qarë pesë minuta ishte qershia mbi tortë?

Por, përtej pak informacioneve që qarkullojnë në rrjetet sociale, moderatorja dhe autorja e “Ftesë në 5”, Bieta Sulo, zbuloi shumë më shumë për vogëlushen, gjatë një bisede të sinqertë me të dhe të ëmën.
Rea nuk shfaqi pikë ndrotje para kamerës, përkundrazi e përballoi mjaft mirë skenën. Ajo foli për filmat e preferuar vizatimorë, recitoi vjersha, madje edhe këndoi me shumë kënaqësi. Megjithatë ana tjetër e medaljes është se Olti Curri ka reaguar në facebook duke thënë se ka marrë kërcënime kur e ka publikuar videon e vajzës. Olti tregon sesi inbox-i i faqes u mbush me kërcënime nga persona që pretendonin se ishin prindër të vajzës. Pasi i premtuan se do ta hiqnin videon nga interneti, prindërit e saj bënë të kundërtën sipas Oltit. Megjithatë vetë nëna e vajzës pohon se ajo u kishte kërkuar personave të ndryshëm ta fshinin videon, por thjesht ishte e pamundur të zhdukej komplet nga rrjeti kur videoja u bë virale brenda minutit.

“Fama në internet është drroga e shekullit që jetojmë.

Vajza vazhdon nëpërmjet videos të lundroje internet por jo vetëm kaq, prindërit po e shëtisin edhe nëpër televizione (ku nuk di nëse ka shkuar me pagesë apo falas, megjithëse kam dyshimet e mia)”, shprehet ai.