Cfarë po ndodh? Rasti i katërt brenda pak ditësh/ Shkoi në spital për grip, humb jetën 12-vjeçari, detaje..

2191
0

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vdekjen e një 12-vjeçari ditën e sotme në Korçë.

Mësohet se ai ka ndërruar jetë në spital në Tiranë pasi ishte dërguar nga Korça për shkak të problemeve shëndetësore. Dyshohet se 12-vjeçari ka pësuar arrest kardiak, teksa ai është shtruar dy herë në spital për shkak të problemeve shëndetësore që mund të lidhen me zemrën dhe diabetin.

Sipas të dhënave nga spitali rajonal i Korçës, 12-vjeçari ka shkuar në spital rreth 10 ditë më parë me simptoma gripi dhe pasi është mbajtur nën kujdesin e mjekëve gjendja e tij është përmirësuar dhe ka dalë nga spitali në datën 31 dhjetor. Më pas ai është shoqëruar përsëri nga familjarët në spital pasi kishte të vjella dhe nga analizat, ka rezultuar se kishte gliceminë e rritur. Dje në mëngjes ai është dërguar drejt Tiranës ndërsa, mbrëmjen e kaluar ka pësuar arrest kardiak.

Ky rast ka shtuar shqetësimet për rritjen e rasteve të vdekjeve nga problemet kardiake tek moshat e reja në qarkun e Korçës. Vetëm disa ditë më parë, tre të rinj të tjerë humbën jetën në qytete të ndryshme të qarkut: një 16-vjeçar në Korçë, një 17-vjeçare në Pogradec, dhe një 15-vjeçare në qytetin e Ersekës.

Autoritetet shëndetësore dhe ata të rendit po zhvillojnë hetime për të zbardhur shkakun e këtyre vdekjeve dhe për të siguruar informacion të saktë për faktorët që mund të kenë kontribuar në këto tragjedi.