Rast i veçantë! Mendonte se vuante nga ankthi, por ChatGPT i zbulon se vuante nga kanceri..

Mund të tingëllojë e çuditshme, por një 27-vjeçare ka pranuar se është diagnostikuar në mënyrë të saktë përmes një bisede të zhvilluar virtualisht me ChatGPT.

Marly Garnreiter, e cila po vuante nga djersitjet gjatë natës dhe kruajtjet e lëkurës, teksa më vonë nisi të humbiste peshë, vendosi të pyesë aplikacionin për simptomat që po ndjente, kur mori dhe përgjigjen e papritur: Vuan nga kanceri i gjakut.

Menjëherë pas kësaj përgjigjeje, Garnreiter vendosi ta injorojë si mesazh, por që në fund rezultoi të ishte pikërisht kjo diagnoza e saktë.

Për të vërtetuar dyshimet e saj, pas kësaj bisede virtuale, 27-vjeçarja iu drejtua mjekut të saj të përgjithshëm, duke i treguar të njëjtat simptoma që ndjente. Falë një skanimi, ajo zbuloi se kishte një masë në mushkërinë e saj, të quajtur limfoma e Hodgkin, një lloj kanceri në gjak.

Ajo tregoi më pas të gjithë prapaskenën, duke përfshirë këtu dhe atë bisedë që rezultoi “diagnozë e qëlluar” e ChatGPT.

“Pas humbjes së babait, nuk ndihesha mirë. Mendova se duhet të kishte diçka këtu. Në muajin Maj u dërgova miqve të mi një bisedë ku kisha pyetur ChatGPT dhe mu përgjigj që kisha kancer në gjak. E injorova pasi isha skeptike dhe u këshillova që të konsultohem me mjek të vërtetë”, u shpreh Garnreiter.

27-vjeçarja mendon se një periudhë e tillë bëri që të reflektojë shumë mbi rëndësinë e të kuptuarit trupin e saj duke mos anashkaluar asnjë simptomë që sinjalizon diçka të rëndësishme.

“Duhet ta dëgjojmë trupin tonë. Ndonjëherë e humbasim lidhjen me brendësinë tonë dhe nuk kuptojmë realisht çfarë kemi”, përfundoi historinë e saj Garneiter, e cila po vazhdon me trajtimin mjekësor.

- Advertisement -

Një shofer humb ndjenjat në timon, qytetari hero e shpëton duke rrezikuar jetën (VIDEO)

Një ngjarje e cila mund të kishte përfunduar në tragjedi ka ndodhur dje në Tiranë, kur një shofer ka humbur ndjenjat papritur gjatë drejtimit...

Historia e pazakontë! La per tu takuar me një djalë që njohu në avion, ai nuk i erdhi ne takim, por aty i ndodhi...

Kur djali që njohu gjatë fluturimi një avion i kërkoi një takim, Cristina Farina tha ‘po’ pa hezitim. CNN sjell historinë e Cristina-s, e cila...

Pas rrëzimit të avionit, hëngrën shokët e skuadrës për të mbijetuar. 16 persona arritën të mbijetojnë 72 ditë në vendin..

Historitë e trilluara rreth përplasjes së avionëve dhe luftës për mbijetesë, kanë qenë gjithmonë tematika të preferuara në industrinë e filmave. Por në "Society...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.