Ramës i vjen urdhri i prere nga Gjermania, Wadephul: Ne asnje menyre te mos…

508
0

Mazhorancës shqiptare i ka ardhur një mesazh mjaft i fortë nga Gjermania. Zëvendës Kryetari i i Grupit Parlamentar CDU/CSU, Johann Ëadephul në Bundestagun gjerman ka deklaruar se marrëveshja mes mazhorancës dhe opozitës e arritur në 5 qershor në Këshillin Politik duhet të miratohet pa asnjë ndryshim.

Shpreh keqardhjen që marrëveshja e 5 qershorit nuk është kodifikuar akoma. Aprovimi me konsensusin e partive politike i reformës zgjedhore, pa asnjë ndryshim, si dhe zbatimi i saj është kyç për rrugën e Shqipërisë drejt BE. Nxis të gjitha palët, e në veçanti deputetët, ta finalizojnë këtë kriter të rëndësishëm. Forca Shqipëri, shkruan deputeti gjerman në rrjetet sociale.