Skip to content

Rama vogëlushes: Më njeh mua kush jam? Ajo: Ti je Lali Eri (Ja si i përgjigjet kryeministri)

    Kryeminstri i vendit Edi Rama, në mbrëmjen e sotme vizitoi në Tiranë familje të cilat u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit.

    Gjatë inspektimit dhe shkuarjes në banesat ku po strehohen të prekurit nga tërmeti, Rama takoi edhe fëmijë e të moshuar duke shkëmbyer edhe shaka e batuta me to.

    Duke takuar një vogëlushe, Rama e pyet nëse e njihte se kush ishte dhe ajo e ngatërron me kryebashkiakun Erion Veliaj.

    Kryeministri iu përgjigj vajzës së vogël se nëse ai ishte Veliaj atëherë ky i fundit do të ishte plaku i Vitit të Ri.

    Dialogu me vogëlushen:

    Rama: Më njef ti mu, kush jam unë?

    vajza e vogël: Ti je Lali Eri

    Rama: Unë jam Lali Eri-?-

    Veliaj: Si i ngatërrove ti mi zemra këto gjëra

    Rama: Nëqoftëse unë jam lali Eri ky kush ësht ky, apo ky është plaku i vitit të ri?