Rama u vë afat drejtuesve të Policinë së Shtetit: Keni 100 ditë kohë që të gjeni…

1211
0

Kreu i qeverie Edi Rama u la drejtuesve të policisë një afat 100-ditor, që të gjejnë dhe të çojnë para drejtësisë të gjithë të infiltruarit brenda Policisë së Shtetit, që bashkëpunojnë me krimin.

Rama u tregua i prerë, teksa tha se në këto 100 ditë çdo qark duhet të japë patjetër rezultat, për të dhënë shembujt e qartë se nuk ekziston pandëshkueshmëria në Policinë e Shtetit.

“Keni 100 ditë kohë për ta rivënë të gjithë trupën në angazhim maksimal nga i pari tek i fundit. Asnjë ditë më shumë, vetëm 100 ditë! Që qytetarët të marrin frymë shumë të plotësuar, duke e parë Policinë e Shtetit në një nivel tjetër. Asnjë shkencë, asnjë shpikje, asnjë luftë me një të panjohur, thjesht dhe vetëm gjërat që i dini, që dini t’i bëni mirë, se ndaj jeni zgjedhur, gjërat që njerëzit duan si themelin e marrëdhënies me shtetin dhe policinë e tyre.

Kjo duhet bërë në respektin e vetes, të masës dërrmuese të trupës që është korrekte dhe që nuk ka pse i paguan kostos një pjesë që duhet zhdukur nga Policia e Shtetit dhe që duhet të shkojë para drejtësisë.

Në çdo qark, në 100 ditë, duhen dhënë shembujt e qartë, që nuk ka polici pa ndëshkueshmëri. Ju nuk e keni fare problem t’i gjeni, t’i kapni për krahu e t’i çoni para drejtësisë. Ky është një objektiv i palëvizshëm. Në çdo qark, policë rrugorë, komisarë, shqiponja, skifterë, qakej, që rrinë si të infiltruar brenda trupit, duhet të shkojnë para drejtësisë”, tha Rama.