Rama tregon kur hapen plazhet, hotelet dhe kufijte, ja data

1023
0

Kreu i qeeverise Edi Rama, teksa foli per lehtësimin e masave me tej, tha se plazhet do të hapen për të gjithë vetëm pas 10 qershorit.

“Nga 1 qershori hapim kufijtë tokësor me vendet fqinje tonë, por ende jo plazhet. Kam marrë të shara nga plazhistë pse i kishte ngritur policia nga plazhi në Dhërmi. Askush në Evropë nuk i ka hapur plazhet. Këtë javë mbyllim edhe sistemin e administrimit të plazheve dhe parimin e ‘rërës së xanum’ do i ndëshkojmë pa asnjë kompromis.

Ne kemi vendosur t’i hapim plazhet nga 1 qershori vetëm për hotelet, ndërsa pas 10 qershorit për të gjithë, pa përjashtim. Asnjë kontratë e mëparshme nëse nuk do të konfirmohet nga ky autorit licencues për plazhet. Duam që hoteleria të punojë dhe të  mos konkurrohet në mënyrë të pandershme dhe paligjshme për ofertën e shërbimit për plazh”, u shpreh Rama.