Rama tregon DY PROTESTAT e mëdha që i tronditën karrigen

451
0

Kreu i qeverisë Edi Rama, ka komentuar për herë të parë mosbindjen civile të opozitës. Në podkastin e tij “Flasim”, duke folur për arsimin dhe studentët, ai tha se ajo nuk është protestë, por shfaqje.

“Dy protesta ka pasur Shqipëria sa kam qenë unë, të tjerat nuk janë protesta, janë shfaqje, manifestime politike për interesa për pushtet. Nuk janë protestat qytetare, janë protesta partie.

Ka një traditë protestash në Shqipëri, e kemi bërë dhe ne kur kemi qenë në opozitë. Ato nuk janë protesta të shoqërisë, janë organizime partish, mbledhin njerëz…

Dy protesta mbaj mend unë, një ajo e armëve kimike, ka qenë sapo unë kam filluar, dhe protesta e studentëve. Kishte një ndjeshmëri të brendshme që i sillte njerëzit atje, kishte një elektrizim që shtonte me minuta, jo me orë numrin e njerëzve të përfshirë. Në protestën e dytë, një tjetër element i studentëve ishte që nxori jashtë elementët politikë,” tha Rama.