Rama takim online me kryetaret e komuniteteve fetare, ja cfare u vendos

496
0

Kryeministri Rama pati një mbledhje online me kryetaret e komuniteteve fetare në vend lidhur me situatën e krijuar prej pandemisë si dhe kufizimet e aktiviteteve dhe riteve fetare për shkak të masave të marra nga qeveria.

 Përfaqësuesit e besimeve fetare u shprehen se kanë operuar bazuar në rregullat e qeverisë por nga ana tjetër kanë kërkuar që të mund të krijohen mundësi për të kryer ritet në vazhdim duke mos rrezikuar shëndetin e besimtarëve.

Kryeministri Rama u ka bërë një propozim krerëve të besimeve fetare në komunikim “live” duke i  ftuar të behen pjesë e grupit të hartimit të planit të hapjes në mënyrë që të hartohen masa lehtësuese edhe për besimtarët.

“Taktikat tuaja nuk janë njësoj, prandaj unë kam kërkuar që grupi i punës i përbërë nga ekspertë të fushës ta adresojë këtë çështje.

Në rastin tuaj duhet bërë bashkarisht. Do kërkoja gatishmërinë tuaj që nga sot ose nesër ju të jeni disponibël për tu vendosur në kontakt  më persona që hartojnë masa lehtësuese. Si mund të hartohet një kalendar gradual deri në normalizim të plotë. Nëse do hartojmë një kalendar të arsyeshëm duke marrë në konsideratë dhe eksperiencat e tjera, të mësojmë nga eksperiencat e tjera, atëherë besoj se në 18 maj do jetë një projekt i fazës 2 të japim edhe disa indikacione konkrete për komunitetet fetare”, tha aRama i cili ka marrë “OK” nga komunitetet.

Në fund Kryeministri e ka mbyllur me një batutë: “Nuk e di a më takon mua tu them zoti ju bekoftë apo iu takon juve, por zoti na bekoftë të gjithëve”.

Kryeministri Edi Rama:

Ajo që keni bërë është fantastike. Ndihma është e paçmuar. Keni përcjellë mesazh të qartë për të gjithë popullin.

Unë bashkohem me ju  që në kuadrin e masave për lehtësimin e ndërveprimeve dhe jetës së përgjithsme hap pas hapi është e nevojshme të adresojmë edhe situatën aspak të lehtë që ka krijuar mbi komunitetet tuaja dhe të lehtësojmë pengesat e mëdha të ushtrimit normal të veprimtarisë tuaj.

Nga ana tjetër duhet të jemi shumë më të kudjeshëm dhe në mënyrë graduale.

Taktikat tuaja nuk janë njësoj, prandaj unë kam kërkuar që grupi i punës i përbërë nga ekspertë të fushës ta adresojë këtë çështje.

Në rastin tuaj duhet bërë bashkarisht. Do kërkoja gatishmërinë tuaj që nga sot ose nesër ju të jeni disponibël për tu vendosur në kontakt  më persona që hartojnë masa lehtësuese. Si mund të hartohet një kalendar gradual deri në normalizim të plotë. Nëse do hartojmë një kalendar të arsyeshëm duke marrë në konsideratë dhe eksperiencat e tjera, të mësojmë nga eksperiencat e tjera, atëherë besoj se në 18 maj do jetë një projekt i fazës 2 të japim edhe disa indikacione konkrete për komunitetet fetare.

Fillojmë nga puna që sot ose nesër. Zyra ime do komunikojë konkretisht dhe ju do na ndihmoni me përfaqësuesit tuaj. Si mund të bëhet një hapje modeste me besimatërt muslimanë dhe nga ana tjetër të garantojmë shëndetin e njerëzve.

Nuk e di a më takon mua tu them zoti ju bekoftë apo iu takon juve, por zoti na bekoftë të gjithëve.