Rama riformaton PS, Tirana jo më vetëm e Veliajt

329
0

Partia Socialiste miratoi anëtaret e rijnë të kryesisë dhe drejtuesit politik të qarqeve duke ngritur zyrtarisht strukturën elektorale për parlamentaret e vitit 2025. Në mbledhjen e Asamblesë, kryesocialisti Edi Rama nënvizoi se grupi parlamentar i PS-së do të ketë emra të rijnë duke i ofruar xhaketave të vjetra garim në listë të hapur.

Pak më shumë se një muaji pasi ndryshoi qeverinë, Edi Rama veshi kostumin e kryetarit të PS dhe përmbysi edhe drejtimin politik të saj, duke nisur me ekipin drejtues për zgjedhjet parlamentare në pranverën e vitit të ardhshëm. Janë 15 ministra, deputetë dhe kryebashkiakë do te udhëheqin garën në 12 qarqe dhe Taulant Balla atë jashtë Shqipërisë, sfidën me emigracionin.

Ndërkohë që Tiranën, Edi Rama vendosi të mos ja besojë më vetëm Erion Veliajt, por ja ndau përgjegjësinë politike me kryetaren e kuvendit dhe Ministren e Arsimit. Madje, duke lexuar të parin emrin e Elisa Spiropalit si udhëheqëse në Tiranë.

Blendi Klosin dhe Damian Gjiknurin Edi Rama i ndëshkoi me heqjen e territoreve por i sistemoi në parti. Ndërsa largoi nga kryesia Olta Xhaçkën, Mimi Kodhelin dhe Blerina Gjylametin, të cilat nuk i propozoi as në listën e grave për votim në Asamble.

Kryesocialisti ia garantoi mandatin e deputetit Blendi Klosit dhe Taulant Ballës për shkak të postit që do të mbajnë  ndërsa dha lajmin e keq për drejtuesit politik dhe deputetët socialistë me më shumë se një mandat që për të hyrë në Parlament duhet të luftojnë njëri-tjetrin jashtë listës së sigurt.

Me garancinë e sondazheve shkencore të PS, Edi Rama është i bindur që do të fitojë mandatin e 4 përballë kundërshtarëve që i cilësoi si një ekip humbës, madje duke vënë edhe bast se në 2025 PS do të ketë shumicë kushtetuese si dikur pas zgjedhjeve të 1997. Me më shumë se dy të tretat e Kuvendit.

Pas fjalëve të Ramës, radha erdhi për të votuar 10 anëtarët e rinjtë të Kryesisë ku Asambleja zgjodhi Arben Pëllumbin, Erion Braçen, Eduard Shalsin, Pjerin Ndreun dhe Toni Gogun nga kandidatët burra dhë Albana Kocciun, Anila Denajn, Etilda Gjonaj, Klodiana Spahiu dhe Lindita Nikollën nga radhët e grave. Kësisoj, jashtë kryesisë mbetën Pirro Vëngu, Vangjel Tavo, Klotilda Bushka dhe Delina Ibrahimi. /A2/