Rama reagon per sherrin Basha-Berisha: Zihen se kush është shërbëtori im’! Fton demokratët qe..

59
0

Njeriu më i fituar nga kjo ‘zallamahi’ që ka pushtuar PD është Edi Rama. Ai i ka ironizuar gjitmonë të dy. Jo vetëm kaq, por tani ai ka kaluar në nivel tjetër. Zënkat e tyre e shqetësojnë, ia prishin ditën, e bezdisin…

Kryeministri Rama ka reaguar sot pas protestës së dhunshme në selinë e PD-së dhe përplasjes Basha-Berisha.

Në një postim në Twitter, kryeministri shkruan me ironi se bëhet fjalë për “dy kufoma politike që fajësojnë njëra tjetrën se kush është shërbëtori im”.

“Kur shoh këto dy kufoma politike që luajnë kështjellash në mes të Tiranës dhe fajësojnë njëra-tjetrën se kush është shërbëtori im, më vjen t’u lëshoj demokratëve një kushtrim të megjithëzemërt:Ejani t’i japim ç’mundemi Shqipërisë, të bashkuar si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz!

Lërini në fatet e parashkruara humbësin kronik të selisë blu dhe personazhin pa seli të listës së zezë, të cilët të kujtojnë të dy fjalët e Xhokerit, “Skam asgjë për të humbur.

Asgjë s’më dhemb dot më.Tashmë jeta ime është thjesht një komedi”! Sa u shkon ai llafi… Varu teneqet!,” shkruan kryeministri Edi Rama.