19.5 C
Tirana

Rama për thesarin e fshehur në jug: Nëse vitin tjetër vjen lajmi i mirë, Shqipëria bëhet fuqi e rëndësishme në rajon

Date:

Share:

Kryeministri Edi Rama pohoi sot se nëse Shqipëria gjen rrugën për të promovuar dhe shitur gazin dhe naftën, që janë zbuluar në Shpirag atëherë vendi ynë do të kthehet në një fuqi të rëndësishme ekonomike në rajon.

Gjatë fjalimit të tij në takimin me dhomat e biznesit, Rama tha se tashmë është e sigurt që në jug të Shqipërisë ka naftë dhe gaz të një cilësie të lartë, por problemi sipas tij është çështje e komercializmit.

“Nëse viti i ardhshëm do na sjellë lajmin që nafta e dhe gazi të zbuluar në Shpirag janë komerciale atëherë do flasim për një tjetër Shqipëri, fuqi ekonomike në këtë rajon, por kjo është ende e pasigurt. Sasia e naftës dhe gazit është gjetur, cilësia është më e lartë botërisht, problemi është te komercializimi i saj,” tha Rama.

Ndër të tjera ai foli edhe për çmimin e naftës dhe problemin e evazionit. Në lidhje me këtë Rama tha se do të shtohen kontrollet teknologjike në karburante me sa më pak inspektorë.

“Sot të thuash të ulësh barrën mbi çmimin e naftës është opinion, si ata që thoshin do të investojmë 2 miliardë se do i marrim nga duart e hajdutëve. Dihet që ka evazion. Po marrim masat që të fuqizojmë kontrollin e karburanteve, në mënyrë teknologjike, sa më pak inspektorë aq më pak halle”, u shpreh Rama.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Si të shmangim fruthin, një nga sëmundjet më ngjitëse në botë

Ekspertët e shëndetit publik kanë ngritur shqetësimin për përhapjen e fruthit pasi një fëmijë i pavaksinuar humbi jetën në SHBA gjë që shkaktoi infektimin...

Veprim i papritur i Gjestit/ Njoftoi se do të linte shtëpinë, ja çfarë ndodhi më pas..

Gjesti njoftoi banorët për një vendim të papritur, duke thënë se do të largohej nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4. Ai u shpreh...

Kalimtarët shpëtojnë për mrekulli, nga një peme gjigante që bie pranë tyre: ‘Na ruajti Zoti’

Një pemë e madhe u rrëzua në Brooklyn të Nju Jorkut dhe për pak sa nuk zuri poshtë një familje që po ecte në...

Plas sherri mes vajzave në Vlorë, ndalin makinat dhe.. grushta de shqelma në mes të rrugës..

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Vlorë, ku ddy vajza janë përfshirë në një sherr fizik me njëra-tjetrën. Pavarësisht tentativave të personave...

“Verë e parakohshme edhe pak ditë..” Ja kur rikthehen reshjet e shiut sipas meteorologes Tanja Porja..

Meteorologia Tanja Porja ka zhuluar kushtet e motit për ditët në vijim. Porja tha se temperaturat gjatë këtyre ditëve do të jenë të larta, me...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.