6.5 C
Tirana

Rama nuk ndalet/ Pas Astirit do të shëmbë edhe 1 mijë shtëpi të tjera

Date:

Share:

Shkatërrimet dhe shembjet në Astir nuk janë asgjë, përpara asaj që ka parashikuar të shkatërrojë Edi Rama.

Banesat që do të shemben tek Astiri janë shumë pak, para atyre që ka bërë në plan për të shkatërruar me qëllim kënaqjen e oligarkëve të tij.

Prej mëse 20 ditësh, segmenti rrugor që që vjen nga shkolla teknologjike në drejtim të “ish-Sheshit Shqiponja” është bllokuar nga protestat të shoqëruara me djegie gomash dhe thirrjet e banorëve në mbrojtje të banesave të tyre, të seleksionuara tashmë për t`u shembur e për ti hapur rrugë ndërtimit të “Unazës së Madhe”.

Edhe në këtë segment rrugor, po ndiqet e njëjta skemë si ajo e zonës së Shkozës. Ata që nuk kishin legalizim, mbeten në qiell të hapur.

Deri në këtë pikë, ka përfunduar tenderimi i pjesës më të madhe të Unazës së Madhe, që shkon deri te zona e njohur si ‘ish-AMC’, paratë janë lëvruar, 2000 Euro për 1 cm rrugë, por cfarë ndodh më tej?

Qeveria, ARRSH, Bashkia Tiranë, ALUIZNI dhe të gjitha instancat shtetërore të përfshira në këtë projekt, janë mbyllur hermetikisht, duke mos lënë asnjë shteg informacioni zyrtar se çfarë ndodh me vijimin e këtij projekti pas “ish-sheshit shqiponja”

Burime të rezervuara pranë zyrave të ALUIZNIT e kanë konfirmuar faktin se nëse në shtratin e Unazës janë parashikuar sipas ARRSH 317 banesa për t`u shembur. Vijimi i projektit të Unazës së Madhe nga “Sheshi Shqiponja” e që lidhet me “Lumin e Tiranës” do bëjë të mundur shembjen e 1 mijë banesave të tjera.

Në këtë shembje masive të shtëpive, nuk është përfshirë vetëm projekti i Unazës së Madhe, por edhe ai i rijetësimit të hekurudhës.

Pyetjes se pse nuk e bëjnë publike njëherësh të gjithë hartën e shembjeve të banesave, ata u përgjigjen: Nuk kërkojmë të shkaktojmë një luftë civile të vogël, kështu pjesë, pjesë e menaxhojmë situatën.

Harta në foto tregon gjurmën e vijimit të projektit të Unazës Së Madhe, si edhe numrin e shtëpive që pritet të shemben.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Veprim i papritur i Gjestit/ Njoftoi se do të linte shtëpinë, ja çfarë ndodhi më pas..

Gjesti njoftoi banorët për një vendim të papritur, duke thënë se do të largohej nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4. Ai u shpreh...

Kalimtarët shpëtojnë për mrekulli, nga një peme gjigante që bie pranë tyre: ‘Na ruajti Zoti’

Një pemë e madhe u rrëzua në Brooklyn të Nju Jorkut dhe për pak sa nuk zuri poshtë një familje që po ecte në...

Plas sherri mes vajzave në Vlorë, ndalin makinat dhe.. grushta de shqelma në mes të rrugës..

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Vlorë, ku ddy vajza janë përfshirë në një sherr fizik me njëra-tjetrën. Pavarësisht tentativave të personave...

“Verë e parakohshme edhe pak ditë..” Ja kur rikthehen reshjet e shiut sipas meteorologes Tanja Porja..

Meteorologia Tanja Porja ka zhuluar kushtet e motit për ditët në vijim. Porja tha se temperaturat gjatë këtyre ditëve do të jenë të larta, me...

Rënie drastike/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa blihen dollari dhe euro

Ditën e sotme, më 6 mars 2025, Dollari amerikan blihet me 91.6 lekë dhe shitet me 93.5 lekë. Euro blihet me 98.8 lekë dhe shitet...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.