Kreu i qeverise Edi Rama deklaroi diten e sotme se nuk dihet se sa mund të zgjasë pandemia dhe se për këtë arsye qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm pasi edhe 1 javë izolim do të ishte shkatërruese për vendin.
Po ashtu kryeministri foli edhe garancitë sovrane teksa theksoi se kanë funksionuar më së miri.
“Të dyja garancitë sovrane po funksionojnë më së miri. Pandemia nuk e di sa mund të zgjasë, por sot askush nuk është i penguar të punojë dhe të gjejë rrugën e tij për të bërë më të mirë.
Të gjithë duhet të sigurohen, që të mos detyrohemi të kthehemi në shtëpi, pasi edhe një javë do të ishte shkatërruese për ne.
Efekti në buxhet është i konsiderueshëm, por ne besojmë shumë fort se efekti në punësim, në ekonominë familjare do të jetë edhe më i konsiderueshëm”, tha Rama.