Rama njofton festë, por si është atmosfera në selinë blu? Basha takim urgjent me Eduart Halimin

504
0

Teksa u numeruan mbi 90% e votave që deri tani nxjerrin socialistët forcë e parë, nga selia blu nuk ka ende një reagim zyrtar në ditën e dytë të numërimit.

Kryedemokrati Lulzim Basha po ndjek procesin nga selia blu ku ka mbërritur që prej orës 09:00 të mëngjesit të sotëm.

Më herët në zyrën e tij ka qenë edhe koordinatori i Posaçëm Politik Eduart Halimi që ka qëndruar në një takim me Bashën për të paktën 60 minuta.

Mësohet se demokratët do të presin rezultatin final që me gjasë do të publikohet në orët e mbrëmjes së sotme. Dhe pastaj kreu i PD pritet të ketë një dalje për mediat për qëndrimin zyrtar të partisë së tij.

Nga ana tjetër, me anë të një statusi në rrjetet sociale, Rama ka ftuar patronazhistët, koordinatorët dhe drejtuesit në sheshin Skëndërbej për atë që ai e quan “përqafimin e fitores”