Kryeministri Edi Rama ishte sot në Laç ku dorëzoi banesat për 500 familje të prekura nga tërmeti. Kreu i qeverisë tha se këto familje tashmë do të kenë shtëpi të reja falas dhe me dokumente të rregullta.
Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë nuk kurseu as batutat, të cilat i lidhi drejtpërdrejtë me Partinë Demokratike. Ai iu drejtua banorëve të zonës, duke i thënë se janë me atë partinë që ndërron bravat, prandaj me nota ironike i bëri thirrje që të bëjnë kujdes se mos ja ndërrojnë bravat e shtëpisë.
“Kjo sot është një punë në vazhdim. E kam pritur këtë moment sepse këtu ka qenë skepticizmi më i madh. Që nga thashethemi që këtu do ndërtojnë pallate për lekët e veta, pastaj tek thashethemi që do i ndërtojmë por do i marrin ata që kanë lekë. Por ja ku jemi sot këtu dhe këtë lagje që do të donte ta kishte çdo kush në Tiranë e keni ju.
Ndryshe nga lagjet e Tiranës që janë me këto standarde ju këto shtëpi, të gjithë ata që kishin njësi shërbimi më parë, njësitë e shërbimit këtu do ti keni falas me dokumente pronësie .Duke qene se këtu ju votoni masivisht atë partinë tjetër do të bëni kujdes se mos ju ndërrojnë bravën. Shumë herë ajo partia e shumicës këtu që tani po bëhet me shtëpi të re. Aman mi ngrini dy gishta se nuk po shoh në asnjë vend. Këtu është shembulli se rindërtimi nuk është bërë për socialistët, por të gjitha fëmijët shqiptare që u prekën nga tërmeti”, tha Rama.
Kryeministri nuk harroi të përmendë ata që kanë ndihmuar në rindërtimin e banesave, presidentin turk Erdogan dhe princin e kurorës së Emirateve të Bashkuara Arabe.
“Për të gjithë ata që kanë dëshirë të bëjnë foto me mua, apo ata që me lexojnë librin e shtëpisë, rindërtimi është një program për shqiptarët dhe për familjet shqiptare që në një moment kritik n3e ishim të vendosur për të mos e lënë vetëm. Sic e kam thënë edhe më parë nga dheu do ti nxjerr lekët dhe ju do ti keni shtëpitë.
Pavarësisht se nga kush janë financuar, në këtë rast është financim i qeverisë turke dhe presidentit Erdogan, atij mikut tim që kur disa ju del në Facebook bëjnë lloj lloj komentesh të padenja u gjend si të ishte këtu i lindur këtu, i rritur këtu duke vënë forcën e miqësisë dhe solidaritetit. Ashtu si princi i kurorës i Emirateve që ka financuar një tjetër lagje model që do të ndërtohet Spitallë të Durrësit. Këto janë dy forcat e solidaritetit që ne kemi pasur në krah për ndërtimin e banesave dhe apartamenteve.
Për mua ka rëndësi që kur të shkoni në shtëpi mua do më kujtoni, nuk keni ku të shkoni. Edhe për të më sharë, do shani. Mirë na i bëri këtë shtëpi, por burri i poshtër. Por ska problem”, tha Rama.