Rama ndan lajmin, prezanton paketen e mbeshtetjes, Ja kush përfiton para nga qeveria…

205
0

11 fëmijë jetimë kanë marrë sot statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”. Bëhet fjalë për fëmijë të mjekëve apo infermierëve që kanë rënë në krye të detyrës.

Rama tha se për këta fëmijë do të ofrohet mbështetje deri në moshën 25-vjeçare, përfshi këtu pagesa në lekë, bursa dhe tekste shkollore falas. Paketa e mbështetjes për fëmijët në përkujdesje të Republikës parashikon: 


》 100% të pagës së prindit për çdo fëmijë, kur në ngarkim të personit që ka humbur jetën, ka vetëm një fëmijë që gëzon statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”.

》70% të pagesës për çdo fëmijë, kur në ngarkim të personit, që ka humbur jetën, ka dy fëmijë të mitur; 

》50% të pagesës për çdo fëmijë, kur në ngarkim të personit, që ka humbur jetën, ka tre fëmijë; 

》 40% të pagesës për çdo fëmijë, kur në ngarkim të personit, që ka humbur jetën, ka katër fëmijë; 

》30% për çdo fëmijë, kur në ngarkim të personit, që ka humbur jetën, ka më shumë se katër fëmijë.