Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konferencën për shtyp përpara hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Turizmit, ku Shqipëria është përzgjedhur si “Vendi i Nderit” për 2025.
Kreu i qeverisë pati një “përplasje” me një gazetar.
Pjesë nga biseda:
Gazetari: Pyetja ime kishte të bënte edhe për linjat tokësore.
Rama: Ju përgjigja. Pop vjen ngadalë në mënyrë të qëndrueshme. Jemi mjaft të prirur të zëmë qiejt, sa për tokën jua lë juve ta pushtoni.
Sot që flasim kemi një prej parqeve më të mëdha në botë sepse është më i rralli, në mos i vetmi që përshkon gjithë vendin, Lumi Vjosë u zbulua nga qytetarët si lumi i fundit i egër në Evropë, na u hodhën në fyt që ta mbronin. Pasi zbutët lumenjtë tuaj, donit që të tonin ta mbanim në egër. Donit të zhvilloheshim vetëm në mënyrën që mendoni se është e duhura.
Mos u kërkoni shqiptarëve që të mos kërkojnë të udhëtojnë me avion. Na u ndalua për gjysmëshekulli, ne ecnim, vinim vërdallë vendit tonë që ishte si burg. Jam i bindur se ashtu siç po ndodh sot, do të rritet me më shumë zviceranë, gjermanë, izraelitë që do të vijnë tek ne për bukuritë e maleve, për bukurinë e aventurave të tjera, raftin në lumenj dhe kështu me radhë.