Rama biznesmenëve: Merrni punëtorë nga Pakistani dhe Bangladeshi, per 7 dite vijne..

832
0

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një dreke pune në një nga agroturizmet në Shijak, me disa nga biznesmenët e zonës.

Ankesës së tyre për çështjen e mungesës së punëtorëve në tregun vendas, Rama iu përgjigj se tashmë është hapur rruga për të marrë edhe punëtorë të huaj.

Ndër të tjera, Rama u shpreh se nëse merr mandatin e tretë, do të vijojë me rritjen e pagës minimale.

Edi Rama: “Kemi kryer lehtësim maksimal për marrjen e punëtorëve nga jashtë, nga Pakistani, Bangladeshi, Filipinet, dhe për pagat që ju jepni, mendoj se janë mëse të kënaqur. Dhe nuk ka histori konsullatash, me vizë elektronike, në 7 ditë aplikim dhe mund të marrësh punëtorin. Ka shumë që e kanë bërë dhe janë të kënaqur. Eshtë një sistem I thjeshtë, është investim i vogël në fillim, por…se ju ushqimin e jepni këtu, dmth vec pagës kanë edhe ushqimin.

Ne do ta rrisim pagën minimale në 4 vitet që vijnë se është duke u rritur, por e ulët është me thënë të drejtën. Gjithë bota ka ardhur te kjo kohë. Po të shohësh shtetet turistike që kemi afër, kanë punëtorë të huaj plot. Po këtu ka mundësi t’i fusësh edhe në punë të tjera”.