Kryeministri Edi Rama ka vendosur ta largojë Besa Shahini nga posti i ministres së Arsimit.
Rama ka vendosur që të emërojë në postin e Ministres së Arsimit, deputeten Evis Kushi, e cila është deputete në qarkun e Elbasanit.
Besa Shahini e paralajmëroi largimin pak ditë më parë. Kohët e fundit ajo është sulmuar nga prindërit dhe nxënësit, për mënyrën si e ka menaxhuar situatën e nisjes së vitit të ri shkollor.
Ndërkohë Evis Kushi, ministrja e re e Arsimit, u shpreh se do punojë për të përmisuar situatën si dhe ndërtimin e shkollave të reja.