Më 28 Nëntor do të hapet kantieri për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, ndërsa një ditë më pas, më 29 Nëntor do të hapet rruga e Arbrit për qarkullimin e të gjitha mjeteve.
Lajmi është bërë me dije pak minuta më parë nga kryeministri Edi Rama. Këto zhvillime pozitive përkojnë dhe me festat e Nëntorit, siç është festa e Flamurit dhe e ajo e çlirimit të vendit.