Rama jep Lajmin e madh: Do bëjmë me shtepi shumë shqiptarë, çifte të reja dhe familjet që nuk kanë mundesi..

116
0

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar planin për një program ambicioz të qeverisë, që synon të ulë ndjeshëm numrin e të pastrehëve në vendin tonë.

Gjatë një ceremonie për shpërndarjen e banesave të rindërtuara pas tërmetit në fshatin Bubq, kryeministri Rama tha se procesi i rindërtimit ka qenë një eksperiencë nga e cila ai ka mësuar shumë.

Më tej, Rama tha se qeveria planifikon të nisë një “program të ri kombëtar për strehimin”, që do t’i vijë në ndihmë jo vetëm të prekurve nga tërmeti, por familjeve në nevojë dhe çifteve të reja që për shumë arsye nuk kanë mundësi të blejnë shtëpi, që ta kenë një të tillë.

Pjesë nga deklarata e Ramës:

Kujdes bravat, se aty pastaj nuk është më pjesë e programit të rindërtimit. Ruajuni nga ndërrimi i bravave, nga çelësat, kujdes nga çelësat si ai që të ngelet në derë. Për mua shqiptarët janë njësoj kur është fjala për t’ju gjendur pranë. Si demokratë si socialistë, marrin sot kudo ku ne rindërtojmë, shtëpinë që u takon. Të gjitha bravat janë të sigurta. Kush do që të mos ketë problem me bravën, le të bëhet socialist. Jam i bindur që komshinjtë socialistë do të ndihmojnë në zhbllokimin e bravave të komshinjve demokratë.

Kemi marrë shumë mësime nga ky proces, se si mund të bëhen transformime që nuk e imagjinonim para se të binte tërmeti. Këtu dallohen qeveritë, njerëzit, aty ky testohet karakteri i tyre, kush është më i fortë nuk gjunjëzohet por vendos të ringrihet dhe shikon se si një krizë ta kthejë në një mundësi të re. Se si nga një e keqe të nxjerrë një të mirë më të madhe. Ndaj po përgatitm një reformë për strehimin. Është për të qeshur kur shkon në evenimentet e fundvitit dhe shikon një në pallat të vjetër që s’e ka gjetur gjë nga tërmeti.

Një program të ri kombëtar për strehimin dhe me FSHZH ne duam që në këtë dekadë të bëjmë me shtëpi edhe shumë familje të tjera të cilat për 1001 arsye nuk kanë mundësi ta blejnë një shtëpi, dhe për t’u dhënë mundësi shqiptarëve të kenë një strehë për fëmijët e tyre. Do të mbyllim të gjitha shtëpitë, do t’i japim shtëpi çdo familje që ka humbur strehën nga tërmeti, ne do të fillojmë projektet për të gjitha familjet që kanë nevojë për një shtëpi, qoftë për familjet në nevojë, qoftë për çiftet e reja që nuk e kanë mundësinë të marrin një kredi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.