Rama i prerë: Keni afat deri me 20 janar për deklarimet ose do të ketë burg..

176
0

Kryeministri Edi Rama nuk ka lënë pa përmendur skandalin e nxjerrjes së pagave dhe targave për mbi 630 mijë shqiptarë. Në konferencën e fundvitit, Rama tha se ekspozimi i të dhënave është i papranueshëm por lë afat që deri më 20 janar të deklarojnë të gjithë të ardhurat ose do të ketë hetim për evazion

Edi Rama: Çështja e pagave. Kjo që ka ndodhur së fundmi është një ngjarje shumë e shëmtuar dhe shumë shqetësuese por pjesa kriminale është një pjesë që i takon prokurorisë, uroj që së shpejti do të kemi rezultate dhe kush e ka bërë do të përgjigjet para ligjit. Në këndvështrimin më afatmesëm, kjo ngjarje mund të quhet dhe jo çdo e keqe vjen vetëm për keq. Natyrisht ekspozimi i të dhënave është i papranueshëm, por nga ana tjetër sot ka një pasqyre domethënëse në sytë e të gjithë shqiptarëve dhe askush nuk mund të na thotë se po sulmojme askënd. Duke filluar nga të dhënat e mediave, pagave tuaja, i dimë. Askush nuk do të na thotë dot se po sulmojmë mediat se po kërkojmë prej tyre të dimë sa paguhen. Drejtoria e tatimeve do të nisë një letër për të gjithë tatimpaguesit me deklarime shqetësuese që rezultojnë me mospërputhje flagrante duke ju kërkuar të rregullohen me deklarimet e reja deri më 20 janar dhe në rast të mosrregullimit do të ketë hetim për evazion.

Në këtë aspekt ne kemi përgatitur një plan para se të ndodhte kjo një nga pikat është kjo, ne nuk mund të vazhdojmë me këtë që njerëzit punojnë dhe nuk marrin atë që ju takon dhe duke shitur të ardhmen pa vullnetin.

Më 20 janar është data e deklarimeve të reja, në rast të mos rregullimit do të ketë hetim të thelluar për evazion fiskal që dënohet me burg dhe ne në këtë aspekt kemi përdorur një plan para se të ndodhte kjo. Njerëzit që punojnë duhet të marrin pagën e deklaruar të plotë duke shitur në këtë mënyrë të ardhmen sepse pagat minimale të deklaruara që shoqërohen me para KESH aty është e ardhmja e individit, sigurimet janë shumë të ulëta, goditen të ardhurat për pensionet dhe nuk rriten pensionet, si mund të rritim pensionet kur ty gjithë këta deklarojnë paga minimale. Procesi do të hetohet me hetim pasuror ndaj biznesmenëve që deklarojnë për paga minimale ndaj punonjësve që do të shoqërohet me një reformë të thellë.